Ish-lideri i H'amasit, Sinwar nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit ku humbi jetën
Ish-kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar i cili humbi jetën në sulmin e Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës muajin e kaluar, nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë, transmeton Anadolu.G azeta "Sharq al-Awsat" me bazë në Londër, në lajmin e saj të bazuar në burime të paidentifikuara, ka paraqitur detaje rreth situatës së Sinwarit në Gaza pas 7 tetorit 2023.
Thuhet se Sinwar e dërgoi familjen e tij në një zonë që ai mendonte se ishte më e sigurt për shkak të sulmeve izraelite dhe komunikonte me ta me letër. Gjithashtu thuhet se lideri i Hamasit mund të komunikonte me familjen e tij vetëm një herë në 1 ose 1.5 muaj.
Në lajm bëhet e ditur se autopsia e Sinwarit zbuloi se ai nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit në të cilin humbi jetën më 16 tetor.
Qeveria izraelite pretendon shpesh se ndihma që shkon në Rripin e Gazës "merret nga Hamasi dhe nuk u dërgohet atyre në nevojë". Sinwar humbi jetën më 16 tetor në një përleshje me ushtarët izraelitë në Rafah, në jug të Gazës.
Qeveria e Tel Avivit pretendonte prej kohësh se Sinwar fshihej në tunele në Gaza dhe përdorte të burgosurit izraelitë si mburojë.
Ndryshe nga sa pretendohej, u zbulua se Sinwar nuk kishte me vete të burgosur izraelitë dhe se ai humbi jetën duke luftuar me ushtarët izraelitë së bashku me disa miq të tij në një ndërtesë në zonën Tel Sultan./AA