Lidhje


Doktori i transformimit plastik Skerdi Faria, shpallet në kerkim për shkak të botoksit të skaduar

I promovuar me emision të vecante nga Blendi Fevziu në Opinion si histori suksesi, Skerdi Faria, doktori i famshëm për transformimin e vajzave dhe grave shqiptare në shimpaze, duke i transformuar me operacione plastike shpallet në kërkim.

 

 

Deri tani, policia ka arrestuar Mildon Kumarakun, administratori i kompanisë që merrej me kontrabandën dhe magazinimin e produktit të paligjshëm si dhe dy administratoret e klinikave të kirurgjisë plastike, Xhuliana Mahmuti dhe Denisa Shehaj. Skerdilajd Faria, një nga doktorët më të njohur të kirurgjisë plastike në Shqipëri, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si pjesë e një operacioni të gjerë kundër kontrabandës së botoksit të paligjshëm në qendrat estetike.

 

Ky aksion ka çuar në bastisjen e 30 qendrave estetike dhe parukerive, ku janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që shpërndahej dhe injektohej pa licencën përkatëse. 

 

Sipas njoftimit të policisë, janë marrë masa ligjore ndaj disa shtetasve të tjerë, përfshirë A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B., dhe E. Sh., të cilët gjithashtu ishin të përfshirë në këtë skandal. Ndërkohë, Skerdi Faria, si dhe dy individë të tjerë, K. B. dhe A. F. B., janë shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tyre.

 

Aktualisht, nuk dihet nëse Faria ndodhet në Shqipëri apo jashtë shtetit. Ai është një personazh i njohur publik, i njohur për klientët e tij të famshëm, por deri tani nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me situatën, duke u mbajtur aktiv në Instagram me mbi 200 mijë ndjekës.

 

“Rejsi Farma” gjithashtu, ëshrë njëra prej kompanive të dyshuara për furnizimin e klinikave estetike me botoks, pasi ndër të tjera ka sasi të mëdha botoksi të skaduar në magazinat e saj.

 

Pasi u favorizua drejtoresha e kësaj kompanie Merita Sheqi, tashmë klientët pra klinikat e tjetërsimit që kryejnë ndërhyrje në kryeqytet janë të detyruar ta blejnë botoksin vetëm në kompanitë e “Rejsi Farma”.

 

Kjo kompani është e lidhur me një skandal të njohur.

 

Në depot e saj kishte magazinuar një sasi të madhe botoksi të skaduar dhe në një kontroll të FSDKSH-së në vitin 2022 u gjetën medikamente të skaduara në depot e saj, vlera e të cilave kalonte 400 mijë euro.

 

Gjatë kontrollit në 21 dhjetor 2022, u konstatuan 18 medikamente të skaduara prej më shumë se një viti, më shumë se 12 mijë copë me vlerën marramendëse./gazeta shqip 

XS
SM
MD
LG