Moska: ‘Uashingtoni dëshiron të largojë arrogantin Zelensky në zgjedhjet e ardhshme!’ Edhe djali i Trump tallet me presidentin ukrainas: Edhe 38 ditë derisa të humbisni
Departamenti Amerikan i Shtetit po punon për të hequr "arrogantin" Volodymyr Zelensky, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse (SVR), në një deklaratë të parë nga Tass. "Sipas informacionit të marrë nga SVR, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të punojë për skenarët e zëvendësimit të lidershipit aktual në Ukrainë, nëse është e nevojshme. Ndër mënyrat e tjera "legjitime" për të hequr Zelensky "jashtëzakonisht arrogant, Uashingtoni po shqyrton mundësinë e mbajtjes së presidentit dhe zgjedhjet parlamentare në Ukrainë në mes të armiqësive të vazhdueshme me Rusinë vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratë, raporton “La Repubblica”.
Gjithsesi këto informacione i referohen “007-ve” ruse dhe nuk përcjellin qëndrim zyrtar të Uashingtonit.
Në anën tjetër, mediat publikuan edhe një ‘tallje’ të djalit të Trump, Donald Junior, me presidentin ukrainas.
Ai shkruajti në Telegram, duke thënë se "ndihma" e presidentit ukrainas do të përfundojë kur babai i tij të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së ndau një video të Zelensky pranë Donald Trump në Instagram, me mbishkrimin:"Pov ('pikëpamja', red.): 38 ditë derisa të humbisni kompensimin tuaj”.
Kjo përforcon më shumë dyshimet se politika e re e Trump ndaj Ukrainës nuk do jetë aq mbështetëse, duke e vënë Kievin në një rrezik serioz përballë Rusisë.
Postimi i Donald Trump Junior në Telegram
/reporttv