Lidhje


"Koreja e Veriut i dërgon a"rmatim të rëndë dhe m"ultiraketahedhës shtesë Rusisë"

Koreja e Jugut pretendon se Koreja e Veriut i ka dërguar obusë dhe multiraketahedhës shtesë Rusisë e cila vazhdon të luftojë me Ukrainën, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë së lajmeve "Yonhap", Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS) ka njoftuar se rreth 11 mijë ushtarë verikoreanë të vendosur në Rusi në fund të tetorit kanë filluar të luftojnë kundër Ukrainës përkrah njësive ruse.

 

"Humbjet e ushtarëve të Koresë së Veriut pritet të rriten me marrjen e detyrës aktive në front", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vazhdojnë punimet për të përcaktuar numrin e ushtarëve verikoreanë të vrarë ose të plagosur.

 

Koreja e Veriut i ka dërguar obusë dhe multiraketahedhës shtesë Rusisë, pretendohet në deklaratën ku theksohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong-un mund vizitojë sërish Rusinë.

 

- Bashkëpunimi i Koresë së Veriut dhe Rusisë

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në qershor zhvilloi vizitë zyrtare në Korenë e Veriut dhe mes palëve u nënshkrua "marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik".

 

Në deklaratat e bëra në fund të tetorit nga SHBA-ja dhe NATO-ja, u theksua se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, të cilët janë vendosur në rajonin e Kurskut në afërsi të kufirit të Ukrainës./AA

XS
SM
MD
LG