Trump emëron mjekun Mehmet Öz si drejtor të shërbimeve shëndetësore federale Medicare dhe Medicaid
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ka emëruar mjekun Mehmet Öz si drejtor të shërbimeve shëndetësore federale Medicare dhe Medicaid, transmeton Anadolu. Trump njoftoi në deklaratën në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale Truth Social se ka emëruar dr. Mehmet Öz për drejtor të Qendrës për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).
Trump tha se SHBA-ja po përballet me një krizë të rëndë shëndetësore dhe se nuk ka mjek më të kualifikuar se Öz për t'u marrë me këto probleme.
Duke iu referuar jetës arsimore dhe karrierës së Öz-it, e cila filloi me Universitetin e Harvardit, Trump tha se Öz mund të zgjidhë shumë probleme në sistemin amerikan të kujdesit shëndetësor.
Në SHBA, Medicare është një ofrues federal i sigurimeve shëndetësore që ofron shërbime të kujdesit shëndetësor për të moshuarit mbi moshën 65-vjeç. Medicaid funksionon si një program i përbashkët federal dhe shtetëror që ofron shërbime të sigurimit shëndetësor për grupet me të ardhura të ulëta.
Në SHBA, qeveria federale shpenzoi 860 miliardë dollarë nën programin Medicaid dhe 848 miliardë dollarë nën Medicare në 2023./AA