Të gjithë bashkë për të shpëtuar një jetë: Blerim Gjata, 34 vjeç nga Berati babai i dy vajzave të mitura është i sëmurë me tumor ,ka nevojë për ndihmë

"Përshëndetje fansa të Berati TV .Kërkoj ndihmën e të gjithë shqiptarëve për t’i ardhur në ndihmë Blerim Gjata,i cili duhet t’i nënshtrohet për herë të tretë një operacioni pasi vuan nga tumori i zorrës së trashë".
Operacioni i Blerimit kushton 12 mijë euro dhe këto para duhen mbledhur para ditës së shtunë. Familja e tij ndodhet në vështirësi ekonomike pasi ai ka dy vajza të vogla 2 dhe 8 vjece dhe nuk mund të punojë për ti siguruar këto të ardhura.
Ju lutem të kontribuojmë sotë të gjithë së bashku që nesër mos të jetë vonë.
Historiku i sëmundjes së tij është shpërndarë nga shume faqe në FB përfshirë dhe faqen TV Berati ,pasi ne e ndiejmë si detyrë të ndihmojmë një banor të Beratit që është në nevojë ,por më shumë për të shpëtuar një jetë ,dhe do jemi gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë ,pasi e ndiejmë si një detyrë morale .
Mund të jepni kontributin tuaj sado të vogel duke klikuar mbi linkun më poshtë
/beratitv