I"zraeli përfiton nga rrëmuja!/Rrëmben territor në Lartësitë Golan të Sirisë, paralajmëron banorët të qëndrojnë në shtëpi
Izraeli ka “kapur” territor në zonat e kontrolluara nga Siria në Lartësitë Golan, pasi ushtria e tij paralajmëroi sirianët që jetojnë në pesë fshatra afër pjesës së pushtuar nga Izraeli të zonës strategjike që të “qëndrojnë në shtëpi”. Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se ai urdhëroi forcat izraelite të kapnin një zonë tampon në Lartësitë Golan të krijuar nga një marrëveshje armëpushimi me Sirinë e vitit 1974, pas një avancimi i rrufeshëm nga forcat e opozitës siriane i cili i dha fund sundimit të Bashar Asadit. Netanyahu tha të dielën se marrëveshja e cila është prej dekadave e vjetër, kishte dështuar dhe se ushtarët sirianë kishin braktisur pozicionet e tyre, duke bërë të nevojshme rimarrjen e asaj zone nga izraelitët.
"Ne nuk do të lejojmë asnjë forcë armiqësore të vendoset në kufirin tonë," tha ai.
Izraeli pushtoi një pjesë të Lartësive të Golanit në luftën e vitit 1967 dhe e aneksoi atë. Komuniteti ndërkombëtar, përveç Shteteve të Bashkuara, e sheh atë si territor sirian të pushtuar ilegalisht.
Pas komenteve të Netanyahut, ushtria izraelite lëshoi një "paralajmërim urgjent" për sirianët që jetojnë në Ofaniya, Quneitra, al-Hamidiyah, Samdaniya al-Gharbiyya dhe al-Qahtaniyah - të gjitha afër pjesës së pushtuar nga Izraeli të Lartësive Golan.
“Luftat në zonën tuaj po e detyrojnë IDF-në [ushtarakët izraelite] të veprojnë dhe ne nuk synojmë t'ju dëmtojmë,” tha në mediat sociale koloneli Avichay Adraee, zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite.
Zonat bujqësore në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli u shpallën zona të mbyllura ushtarake dhe disa shkolla u zhvendosën në klasa online në pritje të trazirave.
Sirianët dolën në rrugë duke festuar me të shtëna të dielën pasi një përparim mahnitës i opozitës arriti në kryeqytetin e Damaskut, duke i dhënë fund sundimit të hekurt mbi 50 vjeçar të familjes Assad, por duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.
Turma të gëzueshme u mblodhën në sheshet qendrore në Damask, duke valëvitur flamurin revolucionar sirian në skena që kujtonin ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se një shtypje brutale dhe ngritja e një kryengritjeje të armatosur e zhytën vendin në një luftë gati 14-vjeçare.
Netanyahu përshëndeti largimin e Asadit të dielën si një "ditë historike" që pasoi goditjet nga Izraeli kundër mbështetësve të al-Asadit, Iranit dhe Hezbollahut në luftën e tij të fundit kundër Libanit.
Duke folur nga kufiri libanezo-sirian, Zein Basravi i Al Jazeera tha se Izraeli po përfiton nga rënia e Asadit.
"Ajo që po ndodh është sigurisht në dobi të ushtrisë izraelite, të qeverisë izraelite," tha Basravi. "Ata po marrin atë që kanë thënë se kanë kërkuar gjatë gjithë kohës: fqinjë më të dobët, në mënyrë që të mund të shtyjnë më tej axhendën e tyre rajonale."/Burimi:aljazeera