Rusia s.ulmon rrjetin energjitik, d.ëme të mëdha në Ukrainë nga vala e dronëve dhe r.aketave

Rusia nisi një sulm masiv ajror kundër Ukrainës mëngjesin e kësaj të premteje me raketa balistike dhe dronë. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se shënjestër e sulmeve ishte infrastruktura energjitike e vendit.
Forcat ajrore të Ukrainës raportuan dronë të shumtë sulmues të lëshuar gjatë natës të ndjekur nga tufa raketash në të gjithë hapësirën ajrore. Ministri ukrainas i energjetikës tha se Rusia përdori gjithashtu raketa balistike Kinzhal në rajonet perëndimore.
Shpërthime u dëgjuan në disa rajone të vendit ndërsa njerëzit u vendosën në strehimoret nëntokësore.
Nuk pati të dhëna për viktima apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet njoftuan se po punojnë për të minimizuar dëmet në rrjetin e energjisë.
Rusia nga ana tjetër ka deklaruar më herët se nuk synon infrastrukturën civile, por ajo e sheh sistemin energjetik si një objektiv ushtarak.
Sistemi energjetik i Ukrainës ka pësuar tashmë 11 goditje këtë vit, të cilat kanë shkaktuar dëme të gjera dhe ndërprerje të gjata të dritave në të gjithë vendin.
Ndërkohë trupat rusë i janë afruar qytetit strategjik të Ukrainës Pokrovsk në lindje të vendit teksa përpjekjet diplomatike janë rritur për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë ndër dekada.
Të dyja palët janë duke synuar t’i përforcojnë pozicionet e tyre, pasi ka shenja për një armëpushim të mundshëm dhe për bisedime për paqe në muajt në vijim./vizionplus.tv