Lidhje


Avioni i Azerbajxhanit kthehet mbrapsht për shkak se hapësira ajrore ruse ishte e mbyllur

Avioni i pasagjerëve azerbajxhanas, i cili u nis nga Baku drejt qytetit Mineralnye Vody në rajonin e Stavropol Krai të Rusisë, u kthye mbrapsht pasi hapësira ajrore ishte e mbyllur, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë nga "Azerbaijan Airlines" (AZAL) thuhet se avioni i kompanisë me numrin e fluturimit "J2-8717" u nis për në destinacionin Mineralnye Vody. Por, piloti u kthye pasi mori informacionin se hapësira ajrore në Makhachkala ishte e mbyllur. Avioni ateroi me sukses në Aeroportin Ndërkombëtar "Heydar Aliyev" në orën 10:13 sipas kohës lokale.

 

Ndërkohë u theksua se së shpejti do të jepen informacione të përgjithshme për fluturimet në Rusi.

 

Disa burime mediatike dhe llogari të mediave sociale pretendojnë se avioni është kthyer për shkak të sulmeve me dronë të kryera në Rusi./AA

XS
SM
MD
LG