Lidhje


Presidenti azerbajxhanas kërkon nga Rusia të paguajë kompensimin për rr.ëzimin e aeroplanit të pasagjerëve

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka kërkuar që Rusia të pranojë fajin për rrëzimin e aeroplanit azerbajxhanas të pasagjerëve, të ndëshkojë përgjegjësit dhe të paguajë dëmshpërblimin, raporton Anadolu.

 

Duke folur për gazetarët në Baku, presidenti Aliyev konfirmoi se aeroplani i ‘Azerbaijan Ailines’, i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan, u dëmtua rëndë nga “zjarri i përhapur në tokë” dhe pothuajse humbi kontrollin për shkak të luftës radio-elektronike.

 

“Faktet janë se avioni civil i Azerbajxhanit u dëmtua në pjesën e jashtme të tij në territorin rus, afër Groznyt dhe pothuajse humbi kontrollin. Ne gjithashtu e dimë se avioni ynë humbi kontrollin për shkak të luftës radio-elektronike”, tha Aliyev.

 

Fluturimi i ‘Azerbaijan Airlines’, në linjën nga kryeqyteti Baku i Azerbajxhanit drejt qytetit Grozny në Republikën Çeçene të Rusisë, u rrëzua 3 kilometra nga Aktau në bregun e Detit Kaspik në Kazakistan.

 

Autoritetet e Kazakistanit raportuan se 38 persona humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit ‘Embraer 190’, i cili kishte 67 persona në bord, ndërsa 29 mbijetuan. Hetimet për incidentin janë duke vazhduar si në Azerbajxhan ashtu edhe në Kazakistan./AA

XS
SM
MD
LG