Serbia blen a.rmatim modern nga I.zraeli për 335 milionë dollarë
Sipas medias izraelite në dërgesën do të përfshihen sisteme të përparuara artileria dhe fluturake pa pilot të kompanisë izraelite Elbit Systems, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti Vucic i Serbisë, që është në garë armatosje me fqinjin e saj Kroacinë, shtet anëtar i NATO’s dhe BE’së, u krenua se sistemet e reja do të jenë më të mira se ato amerikane madje që i bleu Kroacia, shkruan Haaretz.
Në komunikatën e nëntorit, Elbit kishte njoftuar për ujdinë me një shtet evropian të paemëruar asokohe. Por siç shkruan Haaretz menjëherë presidenti serb Vucic kishte dhënë shenja se bëhej fjalë për shtetin që e udhëheqë.
Në njoftimin e Elbit theksohet se bëhej fjalë për kontratë prej 335 miliionë dollarësh që siguron raketa artileria dhe lansues PULS, si dhe drona Hermes 900, ku dërgesa pritet në tre vitet e ardhshme./gazetametro