Lidhje


S.kandali: Zbulohet grupi me 70 mijë burra në Telegram, p.ërdhunime dhe inkurajime të dh.unës s.eksuale ndaj grave

Gazetarët gjermanë kanë zbuluar dhjetëra kanale në platformën “Telegram” që i janë përkushtuar dhunës seksuale. Përdoruesit që janë pjesë e këtij kanali kanë ndarë këshilla si të sulmojnë seksualisht njerëzit. Autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje në lidhje me këtë skandal, i cili u zbulua nga gazetarët investigativë.

 

Gazetarët e "DW" që u “inflitruan” në kanale zbuluan se mijëra njerëz nga e gjithë bota shkëmbejnë informacione se si të përdhunojnë njerëzit dhe inkurajonin njëri-tjetrin të kryejnë këto sulme, duke përfshirë ndarjen e fotove dhe videove të krimeve të ngjashme që ata vetë i kanë kryer në shumicën e rasteve, përdoruesit gjithashtu jepnin detaje për sulmet e tyre. Ata kanë inkurajuar njëri-tjetrin të sulmojnë motrat, nënat, të dashurat ose gratë e tyre.

 

Gazetarët zbuluan se ata e përdornin gjithashtu platformën për të shitur drogë që mund të përdoreshin për të bërë të pavetëdijshme viktimat. Ata lajmëronin se substancat narkotike janë testuar nga një toksikolog dhe përbëheshin nga qetësuesit anestezik të kafshëve dhe një përbërje për të parandaluar të vjellat. Sulmi seksual është i paligjshëm në Gjermani, natyrisht, Sulmi seksual është i paligjshëm në Gjermani, natyrisht, por të bisedosh për të jo. Autoritetet gjermane kanë lajmëruar se Policia ka një mandat për të hetuar aktivitetet kriminale dhe për të ndjekur ligjërisht themeluesit e grupit.

 

Njëkohësisht, themeluesi i platformës Pavel Durov aktualisht po përballet me akuza në Francë për lejimin e përdorimit të platformës për aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës dhe ndarjen e imazheve të abuzimit të fëmijëve, por edhe nëse dënohet, nuk ka gjasa të ndalojë kanalet e telegramit të dedikuara për të diskutuar përdhunimin e të rriturve, të cilat në të paktën në Gjermani nuk shkel ligjet për momentin. Autoritetet gjermane rekomandojnë që persona të prekur të raportojnë pamjet e shpërndara.

 

 

XS
SM
MD
LG