“Ministri i Drejtësisë më nxori nga burgu në 2014”/ Nasip Naço reagon pas deklaratave të Nuredin Dumanit: Akuzat, mashtrim! Nëse vërtetohen…
Tuesday, 14 January 2025 19:52
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë i cili deri ma tani ka dëshmuar një sërë ngjarjesh kriminale, këtë të martë është marrë në pyetje në Gjykatën Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është pyetur se si ka arritur të dalë nga burgu më herët.
Dumani thotë se ka qenë një mjek-ligjor që nuk ja mban mend emrin, por di të ishte dhëndëri i vëllait të ministrit të Drejtësisë të kohës Nasip Naço, ai që kundrejt pagesës e ndihmoi për t’ia rregulluar dokumentat sikur vuante nga probleme me zemrën.
Ndërmjetësues në këtë proces sipas Nuredin Dumanit, ka qenë dhe avokati Alban Bengasi, i cili kohë më parë ka paguar para ndaj Dumanit që ky i fundit të dhunonte gruan e tij.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek dhe një mjek ligjor. Mi kanë bërë letrat sikur vuaja nga zemra”, ka thënë Dumani ndër të tjera.
Dumani shprehet se ka paguar 40 mijë euro për të dalë nga burgu./tvanews