Lidhje


Gjykata ruse gjobit kompaninë Google me rreth 78 milionë dollarë për mos përputhjen me dënimet e mëparshme

Një gjykatë ruse ka gjobitur kompaninë Google me mbi 8 miliardë rubla (afër 78 milionë dollarë) për mos përputhje me dënimet e mëparshme ndaj korporatës së teknologjisë me bazë në SHBA, transmeton Anadolu.

 

Sipas një njoftimi nga shërbimi për media i gjykatave në kryeqytetin rus Moskë, një gjykatës nga rrethi Nagorny i Moskës e shpalli kompaninë Google fajtore për shmangien e zbatimit të një dënimi administrativ,

 

Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Telegram thuhet se Google është gjobitur me pak më shumë se 8 miliardë rubla ruse për shkeljen në fjalë. Ajo nuk specifikoi dënimin administrativ për të cilin kompania amerikane u shpall fajtore.

 

Në muajin dhjetor, presidenti rus Vladirim Putin akuzoi kompanitë Google dhe YouTube, të dyja në pronësi të Alphabet Inc., se përdorin burime në internet për të “promovuar qëllimet politike të qeverive të tyre”./AA

XS
SM
MD
LG