Lidhje


Dekleratë e drejtuesit të kishës ortodokse shqiptare : Ska bashkëpunim me Joan Pelushin. Është në të njëjtën rrugë antishqiptare me Janullatosin.

Drejtuesi i Kishës Ortodokse Shqiptare Fan Noli, ka reaguar me një dekleratë për vdekjen e Janullatosit dhe ku është shprehur kundër çdo bashkëpunimi me Joan Pelushi, për shkak se ai është në të njëjtën rrugë antishqiptare me Janullatosin.

 

Në lidhje me vfekjen e Janullatosit ai thotë se as nuk gëzohet por as nuk mund të bëhet hipokrit dhe të lutet për të.

 

Më poshtë deklerata e drejtuesit të

 

Kishës Ortodokse Shqiptare Fan Noli, At Nikolla Xhufka.

 

Deklaratë !

 

Nuk e kuptoj pse kam kaq shumë mesazhe që më thonë: At Nikolla vdiq greku sa mirë etj...
Pavarsisht se kurr nuk e kam dashur Janullatusin nuk gëzohem kur një njeri vdes!
Thjesht më vjen keq për të që pati një fund jo të denjë! ( vdiq me tuba në gojë e i shpuar në gjithë trupin)
Nuk lutem për të, e të bëj rolin e hipokritit sepse Janullatus kurr nuk është pranuar nga shqiptarët si udhëheqës shpirtëror.
Politika shqiptare po e vajton “sa për sy e faqe" sepse jam i bindur që "nuk i djeg barku" se vdiq Janullatus .



Vendin e Janullatusit do ta zërë Joan Pelushi, Mitropoliti i Korçës, si një nga bashkëpuntorët e ngushtë të Janullatus.
Joani është me origjinë shqiptare, i arsimuar shkëlqyeshëm, di disa gjuhe të huaja etj...


Joan Pelushi dikur ka qën musliman dhe u konvertua në ortodoks !
Nuk e di se si një musiliman mund të drejtojë Kishën Shqiptare në vënd të drejtojë xhamitë shqiptare.

 

Megjithatë misjoni im mbaron këtu !
Kisha Shqiptare e Elbasanit dhe unë do të vazhdojmë traditën e Fan Nolit çdo ditë e në çdo kohë, gjithashtu nuk pranojmë bashkëpunim me Joanin !

 

Zoti qoftë me ne!

XS
SM
MD
LG