Lidhje


Gazetarët servilë “braktisin” Veliajn pas arrestimit: Nga mbrojtës të flaktë në kritikë të ashpër

Arrestimi i Erion Veliajt ka nxjerrë në pah një fenomen të njohur në politikën dhe mediat shqiptare: servilizmin dhe hipokrizinë e gazetarëve që ndryshojnë anë sapo situata politike përmbyset. Ata që deri dje e lëvdonin Veliajn pa kushte, duke e paraqitur si model suksesi dhe duke sulmuar cilindo që e kritikonte, sot po e braktisin dhe madje e akuzojnë publikisht.

 

Këta gazetarë, dikur zëdhënës jozyrtarë të ish-kryebashkiakut të Tiranës, tashmë kanë filluar të “përtypin kufomën” e tij politike, duke u rreshtuar në krah të atyre që kërkojnë largimin e tij nga skena publike. Disa prej tyre po shesin si “analiza objektive” ato që më parë i quanin thjesht sulme të pabaza ndaj Veliajt. Të njëjtët individë që i këndonin lavde çdo projekti të tij, sot flasin për “dritëhijet e korrupsionit” dhe për “fajet e sistemit që e prodhoi”.

 

Kjo lëvizje është e njohur në politikën shqiptare, ku servilizmi dhe oportunizmi janë më të fortë se parimet. Nëse dje një gazetar e mbronte me zell Veliajn, duke mbyllur sytë ndaj akuzave për aferat e tij, sot ai shfaqet nëpër studio televizive duke treguar se “gjithmonë ka pasur dyshime” për ndershmërinë e tij.

 

Në fund të ditës, kjo sjellje tregon se shumë media në Shqipëri nuk janë asgjë më shumë se një pasqyrë e pushtetit të radhës – ata që ishin të zellshëm në mbrojtje të Veliajt, sot janë po aq të zellshëm në sulmet ndaj tij. Ata nuk i qëndrojnë të vërtetës, por vetëm erës së pushtetit./joq

XS
SM
MD
LG