Lidhje


Fjalimi i të burgosurit i.zraelit, Alexander Turbanov, tronditi regjimin e pushtetit i.zraelit

Brigadat Qassam të Hamasit i dorëzuan Kryqit të Kuq 3 të burgosur meshkuj izraelitë në Rripin e Gazës, në raundin e gjashtë të shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin. Brigadat Qassam shpërndanë pamjet që regjistruan fjalimin e të burgosurit izraelit, Alexander Turbanov.
 
 
“Mirësia juaj është e gdhendur në ndërgjegjen time. Gjatë 498 ditëve që jetova mes jush, pavarësisht agresionit dhe krimeve që keni pësuar, mësova kuptimin e burrërisë së vërtetë, heroizmit të pastër dhe respektit për njerëzimin dhe vlerat.
 
 
Ju ishit të rrethuarit, unë isha rob i juaji dhe ju ishit rojet e jetës sime. Ju u kujdesët për neve ashtu si një baba i kujdesshëm i bën fëmijës së tij. Më ruajtët shëndetin, dinjitetin dhe hirin tim dhe nuk lejuat të më prekë uria apo poshtërimi, edhe pse isha në kthetrat e njerëzve që luftonin për tokën e tyre dhe të drejtat e uzurpuara, duke kryer gjenocidin më të tmerrshëm ndaj një populli të rrethuar nga qeveria e vendit tim.
 
 
Nuk e dija domethënien e burrërisë derisa e pashë në sytë e juve dhe nuk e kuptova vlerën e sakrificës derisa jetova mes jush, duke takuar vdekjen me buzëqeshje dhe duke i rezistuar me trupin tuaj të zhveshur armikut që ka mjetet për të vrarë dhe shkatërruar. Sado elokuent dhe i hapur të jem, nuk do të gjej dot fjalë për të pasqyruar vlerën tuaj dhe për të shprehur habinë dhe admirimin tim për moralin tuaj sublim.
 
 
A ju mëson feja juaj të silleni kështu ndaj robërve?
 
 
Çfarë feje e madhe është kjo që të çon në një nivel kaq të lartë sa të gjitha ligjet e të drejtave të njeriut të krijuara nga njeriu shemben dhe protokollet për luftën kundër armiqve shemben!
 
 
Në momentet më të vështira, ju treguat drejtësi dhe mëshirë jo me parulla të rreme, por me realitetet që përjetuam dhe nuk hoqët dorë nga parimet tuaja as në kushtet më të errëta.
 
 
Më besoni, nëse një ditë kthehem këtu, do të kthehem vetëm si luftëtar në radhët tuaja kundër padrejtësive që po ju bëhen juve. Sepse unë e mësova të vërtetën nga populli juaj dhe kuptova se ju nuk jeni vetëm pronarë të tokës, por edhe pronarë të parimit dhe çështjes së drejtë.”/Kosovapost.net
XS
SM
MD
LG