Netanyahu: Trump është miku më i madh që I.zraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe kryeministri i Izraelit, Netanyahu kanë komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.
Netanyahu thotë se presidenti amerikan Donald Trump është miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë dhe thotë se të dy kombet ndajnë të njëjtën strategji për të ardhmen e Gazës.
Më pas ai e kthen vëmendjen te autoritetet globale, duke e quajtur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “anti-amerikane dhe “anti-izraelite” dhe akuzon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për “shpifje”.
Ai thotë se ashtu si SHBA, vendi i tij nuk e pranon autoritetin e gjykatës.
Rubio thotë se Irani është “burimi i vetëm më i madh i destabilitetit”, duke shtuar se ai kurrë nuk mund të lejohet të zotërojë armë bërthamore
Ai gjithashtu thotë se Hamasi duhet të “eliminohet” dhe i kërkon ushtrisë libaneze të shpërbëjë Hezbollahun./gazetaT