“Nuk e shes Ukrainën”/ Marco Rubio dhe JD Vance kritikojnë fjalët e Zelenskyt: Në takim tha ndryshe

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka mbështetur Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka akuzuar Volodymyr Zelensky se është tërhequr nga marrëveshja e mineraleve të rralla.
Gjatë intervistës, Rubio citoi Zelenskyn, i cili sipas tij tha se Ukraina do ta bëjë këtë marrëveshje sepse bën sens, e vetmja gjë është që duhet ta kaloj përmes procesit legjislativ.
“Dy ditë më vonë se Zelensky tha se e refuzoi marrëveshjen dhe se nuk do e bënin atë në asnjë mënyrë, por kjo nuk është ajo çfarë ndodhi në atë takim”, thotë Rubio.
Zëvëndëspresidenti amerikan JD Vance ripostoi një klip të intervistës, në llogarinë e tij në X, dhe shkroi: “Ajo që Sekretari Rubio po thotë këtu është plotësisht e drejtë”.
Zelensky ka argumentuar se marrëveshja nuk është “një bisedë serioze” pasi nuk përfshinte dispozita të përshtatshme sigurie për Ukrainën dhe refuzoi të “shesë” vendin e tij.