Lidhje


Një dëshmi e tmerrshme e përcjellë nga drejtori i Spitalit Shifa në Gazën veriore, Dr. Muhammed Ebu Selmije, gjatë ndalimit të tij në burgjet e pushtuesit i.zraelit

- Në një postbllok teksa udhëtoja me një kolonë pacientësh në ambulanca, kur i thashë ushtrisë okupatore emrin tim, më drejtuan armët, dhe më ndaluan menjëherë sikur të më prisnin, sikur të kishin marrë një çmim të madh. Më rrahën me kondakë pushkësh dhe karrige, pastaj më hodhën rërë në kokë dhe më futën dheun në gojë.

 

- Unë isha në tokë në gjunjë me sy të lidhur, dhe ata më rrihnin... Më pas më futën në një makinë, mua dhe shumë të tjerë të grumbulluar mbi njëri-tjetrin në mënyrë poshtëruese dhe të turpshme. Të gjithë bërtisnin... dhe rrahja ishte e vazhdueshme.

 

- Sinqerisht, sado të flas për atë që kam kaluar në paraburgim, është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur realisht. E kam fjalën për rrahje me shkopinj, rrahje me kondakë pushke, sulme nga qentë, kishte pak ushqim, higjienë personale, sapun brenda qelive, ujë, tualet, letër higjienike. Pashë njerëz që vdisnin atje.

XS
SM
MD
LG