Lidhje


Ajola kërkon kthimin e llogarive të bllokuara nga SPAK! Shoferi i ze këmbën me derën e makinë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ishte sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku pritej të vendosjen për ankimimin që ajo ka bërë, duke kërkuar zhbllokimin e llogarive bankare.

 

Pak minuta ka zgjatur qëndrimi i saj në godinën e qelqtë, pasi seanca e Apelit u shty për ditën e nesërme. Kjo për shkak se avokati ka kërkuar më shumë kohë të njihet me aktet hetimore.

 

SPAK i ka bllokuar Xoxës dy llogari bankare. Ajo është lënë në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, teksa bashkëshorti i saj prej më shumë se një muaji ndodhet në paraburgim.

 

Edhe për Veliajn do të zhvillohet sot një seancë gjyqësore që u shty ditën e djeshme, teksa ai ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk përbën rrezik për shoqërinë dhe duke vënë në dispozicion një garanci pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.

 

Veliaj dhe Xoxa akuzohen nga SPAK për “Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”.

 

Ajo që u vu re nga paraqitja në SPAK e Ajola Xoxës ishte një shofer dhe bodigard, i cili nuk lejoi mediat t’i drejtonin pyetje bashkëshortes së Veliajt. Kjo e fundit nuk i shpëtoi një incidenti, pasi shoferi i saj i zuri këmbën me derën e makinës në momentin që po largoheshin./tvanews

 
 
XS
SM
MD
LG