Lidhje


Lëvizja Bashkë pyet publikisht Lapajn: A je ndërmjetës në marrëveshjen për ndërtimin e një kompleksi turistik?

Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto ka ngritur sot një pyetje për drejtuesin e "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj. Zoto pyet Lapajn nëse ka pasur rolin e ndërmjetësit për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës.

 

Zoto ka publikuar në "Facebook" edhe një foto të marrëveshjes, ku shihet se një nga personat që ka firmosur është edhe Lapaj. 

 

Reagimi i plotë

 

Adriatik Lapaj, a është i vërtetë ky dokument ku figuron firma juaj si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës?

 

TDT & PARTNERS është një kompani e përfshirë në projekte të mëdha ndërtimi në disa nga zonat më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar, përfshirë Gjirin e Krorezës dhe Kalanë e Lëkursit.

 

Kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me Dajlan Avdian (ish-pronarin e "APEX"), një nga ndërtuesit më të fuqishëm në vend, i cili ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i "investitorit strategjik" për projekte luksoze në bregdetin e jugut.

 

Përveç kësaj, ai është pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës.

 

A mund të sqaroni publikisht rolin tuaj në këtë marrëveshje

 

 

/gazetatema

XS
SM
MD
LG