Lidhje


DASH: Paratë e krimit po pastrohen përmes ndërtimit në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij për vitin 2025, thekson se ekonomia shqiptare po përdoret për pastrimin e të ardhurave të krimit të organizuar, veçanërisht përmes sektorit të ndërtimit.

 

Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare, të cilat dominojnë tregjet globale të drogës, po përdorin fitimet nga trafiku i kanabisit, kokainës dhe heroinës për të investuar në projekte ndërtimi dhe pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Përveç ndërtimit, paratë e pista pastrohen edhe përmes mashtrimeve me kontrata publike, evazionit fiskal dhe ekonomisë informale.

 

SHBA paralajmëron se ky fenomen jo vetëm që forcon fuqinë ekonomike të krimit të organizuar, por edhe thellon korrupsionin dhe destabilizon institucionet shtetërore. Raporti ngre gjithashtu shqetësime për ligjin e ri mbi bastet sportive online, duke theksuar rrezikun që grupet kriminale të depërtojnë në këtë sektor përmes mbikëqyrjes së dobët.

 

Në këtë kontekst, SHBA thekson nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe zbatimin rigoroz të ligjit për të parandaluar fuqizimin e mëtejshëm të rrjeteve kriminale në Shqipëri./joq

XS
SM
MD
LG