Druhet për qindra të vdekur nga tërmeti në Azinë juglindore

Një anëtar i një ekipi shpëtimi me qendër në Mandalay në Birmani i ka thënë televizionit BBC se numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani nuk dihet ende – “por të paktën shkon në qindra syresh” “Kjo është gjithçka që mund të themi tani, sepse përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar”, ka thënë ai.
Një tërmet i fortë prej 7.7 ballësh goditi Birmaninë qendrore. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara që identifikoi epiqendrën si 16 kilometra në veri-perëndim të qytetit Sagaing.
Ndërkohë, 81 punëtorë ndërtimi janë të zhdukur pasi një ndërtesë e papërfunduar shumëkatëshe u shemb qindra kilometra larg kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, ku u ndjenë efektet.
Imazhet dramatike tregojnë ndërtesa të dëmtuara në Birmani, ndërsa një video tregon një pishinë në çati në Tajlandë ku uji derdhet ujëvarë, derisa rrokaqielli lëkundet
Birmania është përballur me trazira politike që kur junta ushtarake mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021.
Tërmeti i mesditës u pasua nga një pasgoditje e fortë me prej 6.4 ballësh, dhe njerëzit në Bangkok të evakuuar nga ndërtesat e tyre u paralajmëruan të qëndronin jashtë në rast se do të kishte më shumë dridhje.
Qeveria tajlandeze thirri takim urgjent për të vlerësuar ndikimin e tërmetit.
Zona e madhe e Bangkokut ka më shumë se 17 milionë banorë, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe.
Alarmet u lëshuan në ndërtesa ndërsa tërmeti goditi rreth orës 13:30 dhe banorët e befasuar u evakuuan poshtë shkallëve të godinave të larta dhe hoteleve në Bangkokun qendror me popullsi të dendur./kallxo.com