Lidhje


Ishte dita e tij e parë e punës, 25-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta tragjikisht gjatë punës së tij në një kantier ndërtimi në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kantierin ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve në Agrinio.

 

Paraprakisht dyshohet se i riu është përplasur nga një ekskavator. Megjithatë rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.

 

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen. Identiteti i tij ende nuk është bërë publik.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG