Lidhje


Inceneratori i Tiranës, jepet vendimi për Lefter Kokën dhe të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar shpalli fajtorë shtatë nga tetë të akuzuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës, që u hetuan si shpërdorues detyre gjatë procedurave për lidhjen e kontratave.

 

Ish-ministri Lefter Koka, i arrestuar prej dhjetorit 2021, u dënua me 3 vite burgim por që duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i zbriti në dy vjet. Gjyqtarja Elsa Ulliri u shpreh se për inceneratorin e Tiranës, ish-funksionarit i shuhet masa e arrestit., që do të thotë i kanë përfunduar afatet.

 

Megjithatë, ky nuk është një lajm aq i mirë për ish-ministrin, i cili po shlyen burgosjen me 6 vite e 8 muaj për inceneratorin e Elbasanit.

 

Ky është dënimi i tretë për Lefter Kokën, për një tjetër incenerator. Ndërsa për tetë të pandehurit, më herët spak ka kërkuar dënimin në total për ta me 26 vite burg.

 

Dhe ndërsa edhe për inceneratorin e Tiranës, Lefter Koka, ka sërish si dënim plotësues heqjen e të drejtës për të ushtuar funksione publike për pesë vite, dënimi i tij me dhjetë vjet për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim nga Apeli i Posaçëm. Për dosjen e inceneratorit të Tiranës, gjykata dënoi edhe Taulant Tushen, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin, Fatjon Muratajn, duke u dhënë nga dy vite burgim si dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione për pesë vitet në vijim. Ndërsa Valbona Ballgjinit i konvertohet dënimi në 4 vite shërbim prove dhe i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Me shërbim prove, u dënua edhe Sidita Kopliku. I vetmi që mori pafajësi është Jetmir Llapaj. Në inceneratorin e Tiranës, vazhdon gjykimi i veçuar edhe ndaj 4  të tjerëve që nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar./tch

 

 

 
XS
SM
MD
LG