Lidhje


Erdogan dhe Trump diskutojnë çështjet rajonale dhe globale, përfshirë krizën në Gaza

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump kanë diskutuar çështjet rajonale dhe globale, si dhe lidhjet dypalëshe midis Türkiyes dhe ShBA-së.

 

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike e ftoi presidentin Trump ta vizitojë Türkiyen. Erdoğan i tha Trumpit se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për ta avancuar bashkëpunimin me Uashingtonin, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes.

 

Presidenti turk gjithashtu i tha presidentit amerikan se “kriza humanitare në Gaza ka arritur në një nivel të rëndë”, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për të ofruar mbështetje në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të krijuar një paqe të qëndrueshme.

 

Duke shprehur mbështetje për qasjen e Trumpit për t’u dhënë fund luftërave, Erdoğan tha se Türkiye vlerëson përpjekjet e bëra në një proces negociatash me Iranin dhe drejt zgjidhjes së luftës Rusi-Ukrainë.

 

Më tej, Erdoğan tha se Ankaraja po punon për ta ruajtur integritetin territorial të Sirisë dhe për ta siguruar stabilitetin e saj, si dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve të ShBA-së për t'i lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë për të kontribuar në këtë proces.

 

Presidenti turk theksoi se një Siri e qëndrueshme do ta mbështeste paqen rajonale dhe globale./trt

XS
SM
MD
LG