Thuhet se Trump i ka ndërprerë marrdhëniet me Netanyahun për shkak se beson që ai po e manipulon atë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërpresë kontaktin e drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas Radios së Ushtrisë Izraelite. Yanir Cozin, një korrespondent për Radion e Ushtrisë Izraelite, tha në një postim në llogarinë e tij X se Trump mori vendimin pasi bashkëpunëtorët e ngushtë i thanë Ministrit të Çështjeve Strategjike Izraelite Ron Dermer se presidenti beson se Netanyahu po e manipulon atë.
Një zyrtar izraelit shtoi se toni i Dermer gjatë diskutimeve të fundit me figura të larta republikane rreth asaj që duhet të bënte Trump u pa si arrogant dhe i padobishëm.
Zyrtari tha se njerëzit përreth Trump i thanë se "Netanyahu po e manipulonte atë".
"Nuk ka asgjë që Trump urren më shumë sesa të portretizohet si budalla ose dikush që po mashtrohet. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të ndërpresë kontaktin me Netanyahun," shtoi zyrtari.
Cozin vuri në dukje dështimin e qeverisë izraelite për të paraqitur një plan dhe afat kohor konkret në lidhje me Iranin dhe Huthët e Jemenit si një burim të përkeqësimit të marrëdhënieve SHBA-Izrael.
Korrespondenti i Radios së Ushtrisë theksoi gjithashtu se qeveria Netanyahu nuk ka arritur të ofrojë një propozim konkret për Gazën./trt