Skandal seksual në Këlcyrë: Burri kap gruan në flagrancë me Termetin e Edi Ramës, policia fsheh denoncimin

Një denoncim i rëndë në Policinë e Përmetit hedh hije të rënda mbi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, duke implikuar kandidatin dhe ish-kryetarin e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, në një rast abuzimi seksual me gruan e një qytetari në Këlcyrë.
Në kulmin e fushatës zgjedhore, kur fokusi publik ishte mbi lëvizjet dhe pazaret elektorale të kandidatëve, një incident me përmbajtje penalizuese duket se është mbajtur i fshehur nga autoritetet, me urdhër politik nga nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme.
Sipas burimeve të sigurta të "Pamfleti", një qytetar nga Këlcyra ka denoncuar pranë Postës së Policisë lokale, se ka kapur në flagrancë bashkëshorten e tij në marrëdhënie intime me Tërmet Peçin. Menjëherë pas kësaj, ai ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim dhe forcë.
Rasti është referuar në Komisariatin e Përmetit dhe më pas në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër. Por skandali është mbuluar me urdhër të drejtpërdrejtë, për të mos u reflektuar në buletinet zyrtare, dhe për të mos ndikuar negativisht në ecurinë e fushatës së PS-së.
Burimet thonë se e para që është informuar për incidentin ka qenë drejtuesja politike e fushatës së PS në Gjirokastër, ministrja Mirela Kumbaro. Në vend që të kërkojë zbardhjen e ngjarjes, ajo i ka kërkuar heshtje gruas së denoncuese dhe bashkëshortit të saj. Por ky i fundit ka refuzuar të tërheqë denoncimin, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen.
E shkuara e errët e Peçit
Tërmet Peçi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Deri në vitin 1997, ai ka qenë i përfshirë në aktivitete të rënda kriminale si grabitje me armë, rrëmbime dhe trafikim femrash drejt Greqisë e Italisë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, Vojo Peçi, aktualisht oficer në Policinë e Shtetit. Burime të tjera flasin për një histori të gjatë të dhunës seksuale, kërcënimeve dhe abuzimeve të mbuluara me ndikim politik dhe pushtet.
Pse hesht PS-ja?
Burime brenda selisë rozë pohojnë se lajmi ka shkuar direkt te Kryeministri Rama, i cili ka urdhëruar që ngjarja të mos bëhet publike për të mos “fëlliqur” imazhin e PS-së në ditët e fundit të fushatës./Pamfleti