Lidhje


Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë me vlerë 15 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari në Morinë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Medikamenti”, për goditjen e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. 

 

Vihet në pranga një 54-vjeçar, pronar i autobusit ku u gjetën medikamentet. Sekuestrohen 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.

 

Njoftimi i policisë Kukës:

 

DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Medikamenti”, për goditjen e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

 

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë.

 

Sekuestrohen 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.

 

Vihet në pranga një 54-vjeçar, pronar i autobusit ku u gjetën medikamentet.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, për një rast të tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, një sasi medikamentesh, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Medikamenti”

 

 

Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro.

 

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës".

 

 

Burimi;Ora News

XS
SM
MD
LG