Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj
Monday, 23 June 2025 18:57

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim ndaj vendeve prodhuese të naftës për të mbajtur çmimet e hidrokarbureve të pandryshuara. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump, shkruan se po i vëzhgon veprimet e të gjithë prodhuesve të naftës në Lindjen e Mesme dhe apelon që të mos rritet çmimi. “Të gjithë, mbajini çmimet e naftës ulët. Po ju vëzhgoj! Po luani në duart e armikut. Mos e bëni!” – shkroi Trump në mëngjesin e së hënës.
Deklarata e tij vjen pas bombardimeve amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit dhe kërcënimit nga Teherani për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një kanal kyç i transportit tregtar përmes të cilit kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë.
/euronews