Lidhje


I.zraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në Sudanin Jugor

Sudani Jugor dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime për një marrëveshje që do të zhvendoste palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta në këtë vend afrikan. Ky plan u refuzua shpejt nga liderët palestinezë si i papranueshëm.

 

Ende nuk është arritur një marrëveshje, por bisedimet midis po vazhdojnë. Sipas këtij plani, nëse do të zhvillohej më tej, palestinezët nga enklava e shkatërruar nga pothuajse dy vjet luftë me Izraelin do të zhvendoseshin në një vend në zemër të Afrikës, i cili vetë ka vuajtur për vite nga dhuna politike dhe etnike.

 

Këtë muaj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se synon të zgjasë kontrollin ushtarak në Gaza, dhe këtë javë përsëriti propozimet që palestinezët të largohen vullnetarisht nga territori.

 

Liderët arabë dhe ata ndërkombëtarë kanë refuzuar idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në ndonjë vend tjetër.

 

Palestinezët thonë se kjo do të ishte si një tjetër “Nakba” (katastrofë), kur qindra mijëra u detyruan të ikin ose u përzunë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948./oranews

XS
SM
MD
LG