Lidhje


Pse numrat e telefonit, përshkrimet e të ftuarve e menutë e ushqimit të takimit Trump-Putin u gjetën në një printer të një hoteli në Anchorage?

Një zbulim befasues për opinionin ndërkombëtar: dokumente të rëndësishme për takimin historik mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin u gjetën në një printer të një hoteli në Anchorage, Alaska!

 

Sipas raportimeve të mediave amerikane, tetë faqe të përgatitura për pjesëmarrësit e samitit u zbuluan në printerin e hotelit Captain Cook, i cili ndodhet vetëm 20 minuta larg bazës ushtarake Elmendorf-Richardson, vendi ku u zhvillua takimi i dy presidentëve për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

 

Dokumentet përmbanin një program të detajuar të takimeve, lista me numra telefoni dhe persona kontakti nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe menunë e ushqimit që do të shërbehej në drekë: sallatë jeshile, fileto mini-on dhe peshk bakalo, për t’u mbyllur me një krem brule të shijshëm për ëmbëlsirë.

 

Ekspertët e sigurisë thane  se duhet pasur kujdes se ku ruhen të dhëna të tilla. ‘Dokumentet nuk duhen lënë në printer, është kaq e thjeshtë”, tha profesori i së drejtës në Universitetin e Kalifornisë, John Michaels./oranews

XS
SM
MD
LG