Lidhje


I.zraeli kërcënon Evropën: Do provoni terrorin në tokën tuaj nëse njihni Palestinën

Ministri ekstremist izraelit, Itamar Ben Gvir ka dënuar vendimin e Belgjikës për të njohur shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara. “Vendet evropiane që bien pre e naivitetit dhe që dorëzohen përpara manipulimeve të Hamasit do të përjetojnë terrorizmin në territorin e tyre”, ka thënë Gvir.

 

Ai ka theksuar se edhe vetë Izraeli u besonte dikur iluzioneve të tilla. “Por rezultati ishin dhunime, vrasje dhe masakra. Në vend që të vlerësojë terrorizmin, bota e lirë duhet të bashkohet kundër tij”, ka shtuar ministri për Sigurinë Kombëtare.

 

Belgjika e njoftoi vendimin e saj për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 9 shtator, përmes ministrit të Jashtëm Maxime Prévot.

 

“Palestina do të njihet nga Belgjika gjatë këtij sesioni të OKB-së dhe njëkohësisht sanksione të forta do të vendosen ndaj qeverisë izraelite”, deklaroi Prévot në një postim në rrjetin “X”.

 

Sanksionet do të përfshijnë ndalimin e produkteve të importuara nga vendbanimet koloniale, rishikimin e politikave të prokurimit me kompanitë izraelite, etj.

 

Gjithashtu nuk do të mungojnë procedimet gjyqësore ndaj zyrtarëve izraelitë, ndalimi i fluturimeve edhe nëse janë tranzit, si dhe përcaktimi si “ekstremistë” i ministrave të shtetit hebre.

 

“Qeveria do të implementojë 12 sanksione ndaj Izraelit në nivel kombëtar, për shkak të tragjedisë humanitare në Palestinë dhe shkeljes së dhunshme të ligjit ndërkombëtar”, theksoi kryediplomati belg./euronews

XS
SM
MD
LG