Lidhje


"Burimet nga Hamasi njoftuan se udhëheqësit e tij shpëtuan nga atentati i I.zraelit"

Sipas televizionit Al Jazeera me seli në Katar, burime të Hamasit njoftuan se udhëheqësit e tyre kanë shpëtuar nga atentati i Izraelit, transmeton Anadolu. Al Jazeera në lajmin e saj të cilin e bazon mbi burime të Hamasit, raportoi se Izraeli shënjestroi qendrën ku udhëheqja e Hamasit kryen takime në Doha.

 

"Delegacioni i udhëheqjes së Hamasit, i udhëhequr nga Dr. Khalil al-Hayyah, i mbijetoi sulmit" thuhet në lajm. Në lajmin ku transmetohet se delegacioni i Hamasit po zhvillonte takim, thuhet se "Delegacioni i Hamasit u shënjestrua me një sulm ajror izraelit ndërsa takohej për të diskutuar propozimin e fundit të (Presidentit të SHBA-së Donald) Trump".

 

Në lajmet e paraqitura në mediat izraelite u pretendua se Khalil al-Hayyah, një udhëheqës i lartë i Hamasit, u shënjestrua në sulmin e ushtrisë izraelite në Doha, dhe se Khaled Meshaal nuk ishte i pranishëm.

 

Më parë, raportet e mediave izraelite dhe ndërkombëtare pretenduan se zyrtarët e lartë të Hamasit, Khalil al-Hayyah dhe Khaled Meshaal ishin gjithashtu të pranishëm në ndërtesën ku ndodhi sulmi.

 

Pas shpërthimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer atentat me sulm ajror ndaj figurave të larta të Hamasit/AA

XS
SM
MD
LG