Rama: Hakan Fidan është një prej mendjeve më të mprehta në arenën ndërkombëtare
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, e ka cilësuar si një takim mbresëlënës, e ndërsa me këtë rast ai ka shpërndarë edhe foto nga takimi me mikun e tij të vjetër, Fidan. Palët nuk kanë dhënë detaje për atë çfarë u bisedua në këtë takim. Kreu i qeverisë shqiptare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet e takimit duke vlerësuar figurën e kryediplomatit turk.
Ja postimi i plotë i Ramës:
“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan🇦🇱🤝🇹🇷”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
/shenjatv/