“Jemi të tradhtuar”- Kryeministri i Katarit: Do përgjigjemi ndaj I.zraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, deklaroi të mërkurën se vendi i tij, së bashku me partnerë arabë po përgatiten për një përgjigje kolektive ndaj sulmit të Izraelit në Doha.
Ai konfirmoi gjithashtu se në ditët e ardhshme, Doha do të presë një samit arabo-islam, ku pritet të vendosen masat konkrete ndaj Izraelit.
Duke dënuar ashpër sulmin, kryeministri i Katarit e cilësoi atë si “terror shtetëror”.
“Nuk kam fjalë për të shprehur sa të zemëruar jemi për një akt të tillë… Jemi të tradhtuar,” shtoi ai.
Al-Thani akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për pengimin e përpjekjeve për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe për dështimin e negociatave për armëpushim.
“Netanyahu thjesht vrau çdo shpresë për ata pengje… Ai duhet të nxirret para drejtësisë. Ai po shkel çdo ligj ndërkombëtar,” u shpreh kryeministri.
Sipas tij, pas sulmit, Katari po rivlerëson rolin e tij në çdo bisedime të ardhshme për armëpushim në Gaza./euronews