Parlamenti Evropian u bën thirrje vendeve të BE-së të njohin shtetin e Palestinës

Parlamenti Evropian miratoi të enjten një rezolutë që u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të “shqyrtojnë njohjen e shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e zgjidhjes me dy shtete”.
Rezoluta u miratua me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime. Sipas eurodeputetit socialist italian Nicola Zingaretti, ky rezultat ishte fryt i negociatave të hollësishme midis grupeve politike mbi amendamente të ndryshme.
Votimi ishte i gjatë dhe i tensionuar, dhe anëtarët e Parlamentit madje kërkuan një pauzë për të kontrolluar votat e amendamenteve mbi Gazën, përpara se të vazhdonin me votimin përfundimtar të rezolutës në tërësi.
Një pikë tjetër e diskutueshme në rezolutë ishte përdorimi i termit “gjenocid” për të përshkruar sulmet e Izraelit në Gaza. Formulimi “veprime gjenocidale” përfundimisht u refuzua dhe u përjashtua nga teksti./euronews