Lidhje


OKB miraton me shumicë dërrmuese rezolutën që mbështet njohjen e shtetit palestinez

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të premten një rezolutë që mbështet Deklaratën e Nju Jorkut, e cila synon njohjen e një shteti palestinez dhe avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

 

Rezoluta, me titull formal “Miratimi i Deklaratës së Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime.

 

Shqiperia dhe Maqedonia nuk e mbeshteten deklaraten e miratuar sot ne OKB. Te dy vendet abstenuan (as pro as kunder). Shqiperia edhe para 3 muajsh abstenoi duke mos votuar keshtu pro rezolutes se OKB'se qe kerkonte armepushimin e menjehershem.
 
  

E propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, deklarata u nënshkrua më parë nga 17 shtete anëtare gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Jork në korrik.

 

“Kjo deklaratë rrjedh nga puna që u zhvillua gjatë konferencës më 28-30 korrik 2025 në Nju Jork, dhe u hartua në bashkëpunim me 17 bashkëkryetarët e grupeve të punës”, tha Jerome Bonnafont, Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në OKB. “Kjo deklaratë paraqet një rrugë të vetme për të arritur zgjidhjen me dy shtete.”

Izraeli dhe ShBA-ja kundërshtuan rezolutën. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, tha: “Miratimi i kësaj deklarate të ashtuquajtur nuk është një përpjekje serioze për paqe”.

 

Përfaqësuesja amerikane Morgan Ortagus tha se teksti “minon përpjekjet serioze diplomatike për të ndalur konfliktin”, duke shtuar se ai “ka fuqizuar Hamasin dhe ka dëmtuar perspektivat për paqe”./trt

 

 

XS
SM
MD
LG