Lidhje


Hajdutët tmerrojnë fshatin Zhulaj në Bashkinë Memaliaj/ Braktisja e zonave rurale fenomen shqetësues

Në 48 orët e fundit janë vjedhur 12 banesa në fshatin Zhulaj, Njësia Administrative Krahës e Bashkisë Memaliaj. Një grup i mirëorganizuar hajdutësh kanë plaçkitur orendi, sende me vlere dhe makineritë bujqësore. Po kështu banorët thonë se u kanë marrë dhe produktet ushqimore, si vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë. Këtë e dëshmojnë dy banorë të fshatit. Hajdutët kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato që janë të pabanuara për shkak të emigrimit.

 

 

Është hera e parë që fshati bie pre e vjedhjeve masive, ndaj banorët shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje policisë të zbulojnë autorët.

 

‘Mund të kenë qenë edhe mbi 12 veta që na kanë vjedhur.’- tha një nga banorët.

 

Lidhur mbi këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë Vendore Gjirokastër, e ka përcjellë me një njoftim të thatë pa dhënë shumë detaje të ngjarjes ku thotë se janë vjedhur dy banesa, ndërsa banorët pretendojnë se janë 12 të tilla./Noa.al

 

 

XS
SM
MD
LG