“Masakër e paprecedentë e gazetarëve” në Jemen nga I.zraeli

Sulmet izraelite ndaj dy redaksive gazetash në Jemen, në fillim të këtij muaji, kanë vrarë 31 gazetarë, duke e bërë atë sulmin e dytë më vdekjeprurës ndaj medias të regjistruar ndonjëherë nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Kryeredaktori i gazetës September 26, Nasser al-Khadri, një prej mediave të goditura, e quajti ngjarjen “një masakër të paprecedentë të gazetarëve”. Sipas CPJ, ky sulm tregon se praktika vdekjeprurëse e Izraelit për të shënjestruar gazetarë e redaksi të etiketuara si propagandë “terroriste” është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Sulmi i Izraelit në Jemen pasqyron sulmet e mëparshme në Gaza, Liban dhe Iran, ku ai ka dështuar vazhdimisht të bëjë dallimin mes objektivave ushtarake dhe gazetarëve, duke i justifikuar vrasjet me akuza të pabazuara se gazetarët janë terroristë apo propagandistë,” tha CPJ në një deklaratë. /mesazhi