Lidhje


Ndahet nga e fejuara ndërsa ajo 'fitoi' 61 milion pound/ Ajo që nuk është caktuar për ty nuk ka për të qenë kurrë e jotja

Daniel White mund të konsiderohet si burri më i pafat në botë. Historia e tij nis në vitin 2016-të, të cilin ai ka pranuar ta rrëfejë për mediat britanike pas 6 vitesh. Daniel White një lojtar i njohur regbije në Britani e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë. Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas.

 

 

Pikërisht 6 muaj pas ndarjes me të fejuarën Daniel dëgjon se motra e Courtney kishte fituar 61 milionë paund në lotarinë “EuroMillions” dhe kishte vendosur që këtë shumë ta ndante me gjithë familjen e saj. Ndaj Courtneyt i takonin 12 mil. 

 

 

“Edhe unë mund të kisha qenë atje. Telefoni im u çmend atë ditë. Më kanë shkruar shokët nëse fillova të qaja kur e mora vesh. Vura duart në kokë. Jam i lumtur për ta, por sigurisht ndjej se edhe unë mund të kem qenë pjesë e asaj fitoreje”, tha Danieli.

 

/the sun

XS
SM
MD
LG