Yuri Kim në krye të Exxon Mobil, milionat nga TEC-i i Vlorës dhe hija e Soros

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar se ka nisur një punë të re si drejtoreshë ekzekutive e ExxonMobil, pas shkarkimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky zhvillim ka ngjallur dyshime me lidhjet e saj të mëparshme me Shqipërinë dhe interesat e ExxonMobil, veçanërisht pasi në mars të vitit 2021, gjatë mandatit të saj si ambasadore, ajo ka qenë pjesë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes qeverisë shqiptare dhe kompanive ExxonMobil dhe Excelerate Energy.
Ky memorandum ka pasur për qëllim futjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri, një projekt që është lidhur ngushtë me termocentralin e Vlorës që ka konsumuar miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, ka ngritur shumë pyetje për ndikimin e ExxonMobil në sektorin energjetik të Shqipërisë dhe mundësitë e tij për të përfituar nga një marrëveshje që është konsideruar si shumë e diskutueshme nga opozita dhe disa ekspertë të fushës.
Pjesëmarrja e Yuri Kim në këtë proces është parë si një mbështetje për interesat e kompanive të huaja në Shqipëri dhe një mundësi për të fuqizuar ndikimin e qeverisë së Edi Ramës mbi sektorët strategjikë të vendit. Për më tepër, periudha e saj si ambasadore në Shqipëri u karakterizua nga ndërhyrje të shpeshta dhe jashtë tagrit diplomatik në politikat e brendshme të vendit. Pas presionit të vazhdueshëm mbi opozitën dhe mbështetjes për qeverinë Rama, emri i Yuri Kim u bë i njohur për lidhjet me organizata dhe grupe ndërkombëtare, duke përfshirë interesat e George Soros./joq