Një vetëvr.asje, një plagosje, shumë heshtje: “Ibrahim Rugova” përballet me krizën që u injorua

Gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz është kthyer në qendër të vëmendjes pas dy ngjarjeve tronditëse që kanë ndodhur brenda pak orësh: një vajzë 16-vjeçare, nxënëse e vitit të parë, i ka dhënë fund jetës pasi ka lënë orët e mësimit, ndërsa sot pranë shkollës, dy nxënës janë plagosur me thikë pas një konflikti mes adoleshentësh.
Nga denoncimet e shumta që kanë mbërritur në redaksinë tonë, prindërit dhe mësuesit ngrenë akuza direkte ndaj drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë. Sipas tyre, shenjat e para të konfliktit mes nxënësve që u përfshi në përplasjen me thikë ishin të njohura prej kohësh, por nuk u mor asnjë masë parandaluese.
Madje, një prej nxënësve thotë se autori i ngjarjes së dytë është vetë viktimë e dhunës dhe bullizmit të vazhdueshëm brenda shkollës, ndërkohë që askush nuk ka ndërhyrë as kur është dhunuar fizikisht në ambientet e shkollës. Stafi pedagogjik, sipas dëshmive, ka qëndruar pasiv edhe kur situata ka qenë e njohur publikisht.
Lidhur me vajzën që u vetëvra një ditë më parë, dëshmitë tregojnë se ajo ishte nxënëse në vit të parë në po të njëjtin gjimnaz dhe ishte larguar pas orës së dytë të mësimit duke qarë, pa marrë vëmendje nga mësuesit apo stafi i shkollës. Ka dyshime se bullizmi ka qenë një nga arsyet që mund të kenë ndikuar në gjendjen e saj emocionale, ndërsa mungesa e ndihmës psikologjike është vënë në dukje si një nga problemet më shqetësuese në institucion.
Nxënës të tjerë theksojnë se pas ngjarjes tragjike nuk është ofruar asnjë mbështetje psikologjike për nxënësit, dhe se reagimi i shkollës ka qenë minimal. Madje, pas një mbledhjeje 20-minutëshe me kujdestarët e klasave, mësimi është vijuar “si të mos kishte ndodhur asgjë”.
Ata raportojnë kontrollet e shpeshta që u bëhen për telefonat, por për hyrjen me mjete të rrezikshme si thika, apo konsumimi i substancave të dyshimta brenda shkollës, askush nuk merr masa.
Sipas tyre, ky gjimnaz, kryesori dhe më i madhi i Kamzës është kthyer në një “kafaz pa mbrojtje”, ku nxënësit ndihen të ekspozuar ndaj dhunës, bullizmit dhe shpërfilljes institucionale.
Aktualisht, ngjarjet janë në hetim nga autoritetet përkatëse, por situata në këtë institucion kërkon reagim urgjent institucional dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë, parandalimin e dhunës dhe adresimin serioz të shëndetit mendor të të rinjve në shkolla.
Mesazhi 1:
Prsh joq jam nje nxenes i gjimnazit ibrahim rrugova dhe kam qen prezent ne konfliktin dhe krejt faji esht i drejtoreshes edhe oficerit te shkolles sepse ai sherr ka pas vijuar edhe me par edhe nuk kan mar masa,Autori i sotshem eshte dhunuar dhe brenda ambjenteve te shkolles dhe askush nuk e ka pyetur nqfs esht mir madje edhe zyshat aty te shohin me meri ne qofse dikush te bullizon ,dhe sa per bullizmin vajza qe u vetvra dje ne tiran shkak ishte bullizimi ne shkolle dhe te cila shkolle?IBRAHIM RRUGOVA aty esht nje tmerr nqofse te shohin te pa mbrojtur te shkelin me kembe vajza e djeshme ka ikur ne oren e dyte nga mesimi duke qar dhe se ka pyetur kush si je apo ku po shkon keto gjera duhen ndalur ne ate shkoll ose me sakt ne ate kafaz. Ju lutem anonim
Esht nje skenar i oficerit edhe drejtoreshes ato kan qen nxenes te shkolles te gjith autoret por ato sduan te mbajn pergjegjsi dhe nxjerrin nxenes duke then nuk kan qen te shkolles aty ca sbohet hashash e grushta e thika perdit. Edhe e din te gjith qe djali qe i theri esht viktim ne shum raste tjera qe si kan ndalur
Mesazhi 2:
"Pershendetje JOQ, Deshiroj shume qe ky sms te postohet. Sot ne gjimnaz ibrahim rugova ndodhi nje ngjarje e rende qe tronditi nx dhe familjet e tyre. Disa te rinj u lenduan fizikisht dhe shume u traumatizuan. Problemi me i madh nuk eshte vetem akti i dhunes, por mungesa e pergjegjesise nga ana e te rriturve dhe institucioneve: kontrollohen shpesh telefonat, por nuk merren masa te efektshme per te parandaluar hyrjen e mjeteve te rrezikshme. Pas ngjarjes nuk pati mbeshtetje psikologjike per nx dhe reagimet e stafit ishin minimale. Ajo qe Dua te them eshte qe jepuni rendesi gjerave sa jeni ne kohe. Ngushellime familjeve(per ate rastin e djeshem )dhe sherim te shpejte te lenduarve. Nje nxenese
Mesazhi 3:
"Vajza qe u vetevra dje ishte nxenese e gjimnazit Ibrahim Rugova, Kam degjuar se kishte problem me familjen dhe se ishte e mbingarkuar emocionalishte me shume jo pas eshte ne vit te pare dhe nuk e njoh. Nuk kam pas kontakte me personin ne fjale prandaj thjeshte jam e merzitur se si nje vajze aq e vogel vret veten e saj kaq'
Mesazhi 4:
"Prsh joq! Vajza qe ka vrare veten ka qen nxenese te gjimnazi ibrahim rugova ne kamez dyshohet se ka qene e bullizuar. Por nuk ndihemi te sigurt ne shkolle. Jo asnje info thjesht ka qen ne vitin e pare
Mesazhi 5:
"Ne gjimnazin ibrahim rugova kan ndodhur te dya rastet!! Ka qen ne vit t pare, te Ibrahim Rugova. Ka bere vetvrasje, ka lene oren e mesimit dhe eshte larguar. U be dhe mbledhje per ate teme, u be 20 min e para. Cdo klase me mesuesen kujdestare, pastaj filloi mesimi si rregullisht deri sa ndodhi sherri tjeter/joq