Lidhje


Ilir Vrenozi: Bravo portokalli që pinë shqiptarët prodhohet në Serbi, Zot na ruaj

Ilir Vrenozi, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta në video, ka publikuar një reagim ku tregon shqetësimin e tij mbi sigurinë e një pijes me shije portokalli të markës “Bravo”. Në videon e publikuar, ai lexon me kujdes etiketën e produktit, ku tregohet se kompania prodhuese është austriake dhe ka fabrika në Budapest (Hungari) dhe në Koceljeva (Serbi).

 

Vrenozi thekson faktin që kjo pije që pinë shqiptarët është prodhuar në Serbi, siç tregohet nga kodi i prodhimit në shishe, dhe shpreh dyshimin e tij në lidhje me sigurinë e këtij produkti. Në kodin e prodhimit, i cili shihet në pjesën e sipërme të shishes, datë 23.04.2026 dhe kodi “C 4”, “C” i referohet fabrikës në Koceljeva të Serbisë.

 

Ky detaj, që Vrenozi komenton në video, ngre shqetësime për konsumatorët shqiptarë, pasi nuk është e qartë nëse standardet e cilësisë dhe kontrollit janë të njëjta në të gjitha fabrikat e kompanisë. Në video, Vrenozi shprehet i shqetësuar: “Ku e dimë ne që nuk kanë hedhur ca pika helmi këta? Ne Serbi e marrin dhe këtë o Zot i madh.”

XS
SM
MD
LG