Lidhje


90% e kinezëve zotërojnë të paktën një shtëpi

Kina ka arritur një nga normat më të larta të pronësisë së banesave në botë, pasi afro 90% e popullsisë zotëron të paktën një shtëpi. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë krahasuar me vende si Shtetet e Bashkuara, ku rreth 65% e qytetarëve zotërojnë një banesë, apo Gjermaninë dhe Zvicrën, ku niveli mbetet nën gjysmën e popullsisë.

 

Ky rezultat është pasojë e dekadave të tëra politikash shtetërore që kanë nxitur blerjen e shtëpive si rrugë drejt stabilitetit ekonomik dhe pasurisë familjare. Sipas studimeve të Byrosë Kombëtare të Statistikave dhe Universitetit të Pekinit, për shumicën e familjeve kineze prona është forma kryesore e investimit, dhe shumë prej tyre zotërojnë më shumë se një banesë.

 

Kjo prirje ka nxitur zhvillimin e shpejtë urban, por ka sjellë edhe shqetësime serioze për brezin e ri, i cili e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë çmimet e larta të tregut.

 

Në nivel global, edhe Singapori ka një normë të ngjashme pronësie, me rreth 9 në 10 familje që zotërojnë shtëpitë e tyre, falë programeve shtetërore të strehimit publik dhe skemave të detyrueshme të kursimit. Ndërkohë, vende si Gjermania dhe Zvicra mbështeten te modeli i qirasë afatgjatë, duke ofruar mbrojtje të forta ligjore për qiramarrësit.

 

Ekspertët theksojnë se këto dallime në politika ndikojnë ndjeshëm në mënyrën si familjet ndërtojnë pasurinë gjatë jetës: në disa vende kursimet shndërrohen në pronë, ndërsa në të tjera mbeten në formë kapitali apo investimesh financiare./joq

 

XS
SM
MD
LG