Lidhje


“Ata do të eliminohen!”, Netanyahu: Ne u raportojmë, por nuk marrim leje nga SHBA-të!

Duke folur në fillim të mbledhjes së përjavshme të kabinetit të tij qeveritar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kanë mbetur edhe dy zona të Hamasit në territorin e kontrolluar nga Izraeli në Gaza: një në Rafah dhe një në Khan Younis. “Ata do të eliminohen,” premtoi ai. 

 

Netnyahu tha se “përpjekjet e Hamasit për të na mashtruar neve, SHBA-të dhe botën” janë të mjerueshme. “Ata nuk do të kenë sukses, dhe ne do t’i kthejmë gradualisht të gjithë pengjet tona,” vazhdoi ai. “Ky është angazhimi ynë.”

 

Ai theksoi se mbrojtja e forcave të IDF-së në Gaza është përparësi kryesore.

 

“Urdhri im është i qartë,” tha Netanyahu, citon The times of Israel. “Nëse ka ndonjë përpjekje për të dëmtuar ushtarët tanë, ne godasim ata që sulmojnë dhe rrjetet e tyre, në mbrojtje të trupave tona.”

 

“Ne raportojmë tek miqtë tanë amerikanë, por nuk kërkojmë lejen e tyre,” këmbënguli ai, pas kritikave në rritje se vendimet kyçe për të ardhmen e Gazës po merren nga Shtëpia e Bardhë.

 

“Dëgjoj deklarata që thjesht nuk janë të vërteta. Ne ruajmë përgjegjësinë e plotë për sigurinë dhe nuk do ta dorëzojmë atë.”

 

Netanyahu premtoi se Hamasi do të çarmatosej dhe Gaza do të demilitarizohej. “Kjo është një marrëveshje që ndaj me presidentin Trump, dhe po veprojmë sipas një kuadri të qartë. Nëse nuk mund të arrihet në një mënyrë, do të arrihet në një tjetër, dhe të gjithë e dinë se cila është ajo mënyrë tjetër dhe kush do ta zbatojë.”

 

Duke kaluar te Libani, Netanyahu tha se Hezbollah po përpiqet të riarmatosej. “Ne presim që qeveria libaneze të përmbushë angazhimet e saj, konkretisht të çarmatosë Hezbollahun,” tha Netanyahu. “Por është e qartë se ne do të ushtrojmë të drejtën tonë për vetëmbrojtje, siç parashikohet në kushtet e armëpushimit. Nuk do të lejojmë që Libani të bëhet një front i ri kundër nesh, dhe do të veprojmë sipas nevojës.”

 

Netanyahu gjithashtu u zotua se Izraeli “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të eliminuar” kërcënimin e Houthive nga Jemeni.

 

Në mbledhje mori pjesë edhe filantropi Sylvan Adams, i cili premtoi 100 milionë dollarë për rinovimin dhe zgjerimin e Spitalit Soroka në Beersheba, i cili u dëmtua nga një raketë iraniane./tvklan.al

XS
SM
MD
LG