Benet Beci hedh në mbeturina fjalën e Profetit Muhamed kundër vjedhjes, besimtarët reagojnë të indinjuar
Një incident mes Myftinisë Shkodër dhe Bashkisë së Shkodrës është regjistruar ditën e sotme në qendër të qytetit, pasi policia bashkiake hoqi një tabelë të vendosur nga Myftinia, e cila ndodhej përballë kantierit ku po ndërtohet kulla 35-katëshe pranë ish-hotel “Turizmit”.
Tabelën, ku shkruhej citimi i Profetit Muhamed: ““Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë në ditën e Kiametit, Allahu ka për t’i varur në qafë edhe shtatë palë tokë”, autoritetet vendore e hoqën me argumentin se ishte vendosur pa leje dhe zinte hapësirë publike.
Nga ana tjetër, Myftinia Shkodër ka reaguar ashpër duke deklaruar se toka ku po ndërtohet kulla është pronë e saj, e Kishës Ortodokse dhe e familjes Laçej, duke e cilësuar ndërtimin si një “grabitje pronash”.
Përfaqësuesit e saj thonë se tabela ka qenë aty prej vitesh, me thënie fetare e mesazhe sensibilizuese, por heqja e saj ditën e sotme përbën një akt të padrejtë pasi është vetë Bashkia ajo që ka dhënë leje për ndërtimin e kullës 35 katëshe.
Pavarësisht kundërshtimeve nga ana e Myftinisë dhe Komunitetit Mysliman, pasi prona ku është planifikuar të ndërtohet kulla është pronë vakëf (e dhuruar më herët për KMSH) punimet për ndërtimin e kullës 35-katëshe në qendër të qytetit kanë nisur./joq