Lidhje


Miratohen lejet, Bulevardi i Ri dhe bregdeti do mbushen me kulla shumëkatëshe

Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet, teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme. Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë, teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.

 
Në kryeqytet projektet po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij, por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit të ri, ku do të ngrihet një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashtë të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë. Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.

Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.

 

Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie. E njëjta qasje po ndiqet edhe në pjesën e Veriut, ku në Shkodër e Lezhë janë miratuar disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta./euronews

 

XS
SM
MD
LG