SHBA dhe I.zraeli kundërshtojnë raportin saudit për takimin e supozuar Abu Shabab–Kushner
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë mohuar me forcë një raport të publikuar së fundi nga kanali saudit Al Arabiya, sipas të cilit Yasser Abu Shabab, i përshkruar si udhëheqës i një milicie anti-Hamas në Gaza, është takuar me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në një objekt amerikan në Kiryat Gat.
Sipas raportimit të Al Arabias, grupi i drejtuar nga Abu Shabab pretendohej se ishte “përgjegjës për të siguruar kalimin e sigurt të anëtarëve të Hamasit që ndodhen në zona nën kontrollin izraelit.”
Megjithatë, një zyrtar amerikan hodhi poshtë menjëherë pretendimet, duke deklaruar: Ky raport është i rremë. Një takim i tillë nuk ka ndodhur.
Edhe pse nuk pati një reagim zyrtar nga autoritetet izraelite drejtpërdrejt ndaj mohimit amerikan, burime pranë qeverisë së Izraelit konfirmuan se e mbështesin qëndrimin e SHBA-së dhe e konsiderojnë raportin si të pabazë.